Njëqindenjëmbëdhjetë ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, respektivisht 39 punëtorë administrativë, 34 zjarrfikës, 23 ish-policë, si dhe 15 pjesëtarë të Drejtorisë për Ushqim në MUP-in e Serbisë edhe më tutje nuk janë integruar në institucionet e shtetit të Kosovës, ashtu siç ishte arritur marrëveshja në Bruksel, thuhet në një raport të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Derisa për integrimin e 39 ish-punëtorëve administrativë të MUP-it serb, si dhe për 34 zjarrfikës garantohet integrimi i tyre në institucionet e shtetit të Kosovës, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për 23 ish-policë të MUP-it të Serbisë, si dhe për 15 ish-pjesëtarë të Drejtorisë së Ushqimit në MUP-in e Serbisë, shkruan gazeta “Zëri”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, drejtor i të cilës është Marko Gjuriq, ka dalë me një raport lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për Integrimin e ish-pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë dhe të ish-pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” (Civilna Zastita) në institucionet e shtetit të Kosovës.
“111 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, respektivisht 39 punëtorë administrativë, 34 zjarrfikës, 23 ish-policë, si dhe 15 pjesëtarë të Drejtorisë për Ushqim në MUP-in e Serbisë edhe më tutje nuk janë integruar në institucionet kosovare. Në këtë periudhë nuk është mbajtur asnjë takim i Komisionit për Integrimin e 39 ish-punëtorëve administrativë të MUP-it, derisa përfaqësuesit e BE-së kanë përsëritur se 39 ish-punëtorët administrativë dhe 34 zjarrfikësit domosdoshmërisht do të integrohen. Mirëpo, për çështjen e 23 ish-policëve të MUP-it, si dhe të 15 ish-pjesëtarëve të Drejtorisë së Ushqimit të MUP-it të Republikës së Serbisë, sipas BE-së, Prishtina ka refuzuar t’i integrojë për shkak se 23 ish-policët nuk e kanë kaluar kriterin “verifikimi i sigurimit”, si dhe që institucionet e Prishtinës nuk kanë vende pune që u përgjigjen punëve që kanë kryer 15 ish-pjesëtarët e MUP-it të Republikës së Serbisë, pasi që për shërbime të kësaj natyre janë angazhuar kompani private”, sqarohet në raportin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës./Zeri.info/
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...