Kandidati i NISMA-s për deputet, Skender Reçica ka thënë se vullneti i 42 mijë qytetarëve që kishin zgjedhur të besojnë NISMA’n nuk mund të nëpërkëmbej.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me vendimin e PZAP-së dhe me vota të ligjshme Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info
Më poshtë statusi i plotë i tij:
Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve që kanë zgjedhur të besojnë NISMA’n Socialdemokrate nuk mund të nëpërkëmbej nga të ashtuquajturat vota të sjella në mënyrë ilegale e jo ligjore në Kosovë. Vendimi i sotëm e PZAP-së për të mos i pranuar ato, vë drejtësinë në vend dhe garanton respektim të ligjit zgjedhor.
Me votat e ligjshme, NISMA është pjesë e Kuvendit dhe kjo u rikonfirmua edhe sot.
Mirënjohje dhe respekt për secilin votues, anëtar e simpatizant të NISMA’s.
BASHKË, mundemi!
https://www.facebook.com/skender.recica74/photos/a.178233886109961/491118724821474/?type=3&theater
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...