Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas mohimit të serishëm të krimeve nga ana e zyrtarëve të lartë të Serbisë, pas dënimit të ish-ministrit të Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, i cili Masakrën e Reçakut e kishte quajtur një ‘fabrikim’.
Thaçi ka thënë se politika gjenocidale serbe nuk mund të mbrohet, por duhet të denoncohet.
Ai ka thënë se paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen duke u bazuar në mohimin e krimeve.
“Po shoh që zyrtarë nga Serbia janë duke mohuar një prej krimeve më të rënda kundër civilëve që ka ndodhur në Evropë, të konfirmuar edhe nga Gjykata për Krime Lufte në Hagë, siç ishte Reçaku. Politikat gjenocidale të Serbisë nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe Masakrën e Reçakut.
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...