Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që iu bë mbrëmë gazetarit Parim Olluri dhe gruas së tij.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga aktet e tilla, port ë vazhdojnë me punën e tyre.
Ja postimi i Thaçit:
Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë.
Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.
Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale.
Përkundrazi!
Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike. HTH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...