Në Pikën e Kalimit Kufitar, në Jarinje, Policia e Kosovës nuk po i lejon të hyjnë në Kosovë dy autobusë me mbi 80 udhëtarë. Njëri autobus është me besimtarë të cilët do të vizitojnë kishat në territorin e Kosovës, ndërsa tjetri autobus është me alpinistë, të cilët janë nisur në drejtim të maleve të Sharrit.
Kështë ka deklaruar Petar Petkoviq, shef i të ashtuquajturës, zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Petkoviq vuri në dukje se ndalimi i hyrjes është në kundërshtim me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, duke kujtuar se ata mbajtën dje një grup tjetër besimtarësh në atë vendkalim për më shumë se pesë orë.
Dje, Ministrja serbe e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisić Tepavčević, gjithashtu u ndalua të hyjë në Kosovë, e cila planifikoi të mbajë një provim në Mitrovicën e Veriut me studentë të vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë së Fakulteti i Mjekësisë.
“Këto incidente dhe provokime që vijnë nga Prishtina vazhdojnë dhe ne shohim që incidentet po intensifikohen ndërsa afrohet vazhdimi i dialogut,” tha Petkoviq.
Arbresh.info, ka tentuar të kontaktoj me Ministrinë e Punëve të Jashtme por kanë qenë të pa qasshëm./arbresh.info/
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...