Mungesa e barnave, anestetikëve, infuzioneve dhe materialeve tjera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po shkakton telashe të mëdha edhe në shëndetin e vetë pacientëve.
Kështu përmes një komunikate për media ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) duke shprehur shqetësimin për vonesat në furnizimi të këtyre mjeteve të domosdoshme në QKUK, transmeton arbresh.info.
“KOMF shpreh shqetësimin sidomos për mungesën për një kohë të barnave në Klinikën e Pediatrisë, Pediatrisë Intenzive dhe Repartin e Hematologjisë, ku mungesa e terapisë së nevojshme për fëmijët mund të sjellë pasoja katastrofale madje dhe vdekjerurëse për fëmijët dhe shëndetin e tyre.
KOMF kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të ndërrmarë veprimet e nevojshme për sigurimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të barnave, anestetikëve, infuzioneve dhe materialit tjetër shpenzues në QKUK, për të garantuar që këto barna esenciale të mos mungojnë asnjëherë në repartet e lartpërmendura.
Është përgjegjësi e MSH të ndërmarrë të gjitha masat e përcaktuara me ligj për realizimin e veprimeve të duhura me qëllim të zbatimit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, banorëve dhe shfrytëzuesve të tjerë të shërbimeve shëndetësore, në kujdesin shëndetësor.
E drejta e fëmijës për trajtim shëndetësor garantohet si me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës – KDF, ashtu dhe me legjislacionin e Kosovës. Fëmijët kanë të drejtën për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe riaftësimin e shëndetit.
Të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për fëmijët e garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për Shëndetësi.
Ligji për Shëndetësi parasheh ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese me standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, duke siguruar kështu standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
Përmes këtij reagimi, KOMF kërkon nga institucionet e Kosovës që urgjentisht të reagojnë dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës, e në veçanti fëmijët, ti gëzojnë këto të drejta të garantuara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...