Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

19:11 | 29 Mars 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë për javën e ardhshme parashihet të jetë kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve të IHMK-së, të mërkurën dhe të enjten reshjet do të jenë më intensive, ndërsa ditët e tjera do të mbizotërojnë vranësirat me reshje shiu të intensitetit më të dobët, transmeton Arbresh.info.

“Nga pikëpamja agrometeorologjike, këto kushte konsiderohen të favorshme për bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella. Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore. Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira për zhvillimin normal të kulturave pranverore”, thuhet në njoftim.

Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto ditë për të vazhduar me punimet e tokës, mbjelljet e reja, dhe kujdesin për bimët( kryesisht permët), duke shfrytëzuar kushte optimale agrometeorologjike pa rrezik nga dëmtimet e temperaturave të ulëta.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (30 mars – 03 prill 2026):

E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale:3 -5°C
Temperaturat maksimale: 6-9°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s

E martë
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Temperaturat minimale: 1 – 3°C
Temperaturat maksimale: 6-9°C
Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë
Moti i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 1-4°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E enjte
Mot i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale:1-4°C
Temperaturat maksimale:7-9°C
Era: nga veriperendimi 1-9m/s.

E premte
Mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat mimale: 1 deri 4°C
Tmperaturat maksimale: 8- 11°C
Era: nga drejtimi i verilindja 1-7m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale