Kosova luan të martën ndeshjen jetike për kualifikim në Kampionat Botëror ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”.
Disa lojtar të kombëtarës paraqiten në skuadrat turke dhe një ndër ta është edhe Fidan Aliti, shkruan Arbresh.info.
Aliti i cili është pjesë e Alanyasport ka dhënë një intervistë për mediumin turk “A Spor”, ku ka folur rreth ndeshjes.
Ai ka vlerësuar kombëtaren e Turqisë.
“Turqia ka një kombëtare shumë të fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë në çdo pozicion. Lojtarë si Arda Guler, Kenan Yildiz, Hakan Çalhanoglu dhe Baris Alper Yilmaz mund të bëjnë vërtet diferencën”, tha ai.
Tutje mbrojtësi kosovar foli edhe për gjendjen e kombëtares.
“Ne jemi në gjendje mjaft të mirë dhe po përgatitemi mirë për ndeshjen së bashku me ekipin. Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë, një përballje që mund t’i kthejë ëndrrat në realitet”, u shpreh ai.
Kosova dhe Turqia ballafaqohen të martën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 për një vend në Kupën e Botës e cila mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë./Arbresh.info
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje