Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët, vëzhguesit dhe të tjerë për raportim të parregullësive dhe për të kërkuar informacione / udhëzime për procesin e votimit.
Linja telefonike për raportimin e parregullësive në dhomën operative:
Në ditën e zgjedhjeve, KQZ, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës do të funksionalizojë dhomën operative për të bashkërenduar aktivitetet me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kadidatët dhe akterë të tjerë, mund të raportojnë parregullësitë në linjat telefonike të dhomës operative:
+383 38 200 23 544
+383 46 130 013
Linja telefonike për informimin e votuesve:
KQZ për ditën e zgjedhjeve ka siguruar linjën telefonike pa pagesë, e cila do të shërbejë për informimin e votuesve për qendrën e votimit ku janë caktuar, si dhe për kodin e vendvotimin, me qëllim të informimit sa më të saktë.
Numri i linjave për informimin e votuesve janë:
0800 55 555
+383 46 610 061/Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...