Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë dhënë detaje për rastin e vetëm që është konfirmuar me Covid-19 në komunën që ai drejton. Ai thotë se personi në fjalë ka marrë virusin në Prishtinë.
‘’Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi për një rast të ri pozitiv me #Covid19 në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë. Rasti është nën monitorim nga ana e Qendrës Operative për menaxhimin e emergjencave dhe nuk ka vend për shqetësim.’’, ka shkruar ai.
Tutje ai thotë se ende nuk është mposhtur virusi dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë kujdesin deri në përfundim të krizës.
‘’Lehtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë, Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën!’’
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...