Klankosova.tv mëson se E.G u arrestua nga autoritetet në Shqipëri gjatë ditës së djeshme në bazë të një kërkese nga Interpoli.
Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, rreth rastit në Graçanicë ku ishte gjetur i vdekur një 37-vjeçar.
E.G, bashkë edhe me dy persona të tjerë (babë e bir), S.T dhe A.T, dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “shtytje në vetëvrasje”.
Ky gjatë bastisjeve të zhvilluar nga policia nuk ishte hasur në shtëpinë e tij.
Por, duket se nuk mbeti edhe për shumë kohë i lirë, pasi u arrestua pas disa orësh në Shqipëri.
Ndërkohë S.T dhe A.T, janë ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë