Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se autoritetet në Serbi nuk duan që serbët e Kosovës të jenë të integruar dhe të kenë jetë me harmoni.
Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti, Rashiq akuzoi qeverinë serbe për shfrytëzimin e qytetarëve serb në Kosovë për interesat e tyre personale.
“Ata i përdorin serbët e Kosovës si mekanizëm menaxhues, një mekanizëm që ndonjëherë është përdorur edhe si element për destruktivitet, jo për konstruktivitet. Ata nuk duan që ne të kemi një integrim të plotë apo jetë të harmonishme në Kosovë, por pikërisht të kundërtën e kësaj”, ka thënë Rashiq.
Ndër të tjera, Rashiq shtoi se protestat në Serbi janë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët, qofshin studentë, nxënës të shkollave të mesme apo vetë qytetarë.
“Kështu që kjo është ajo që unë do ta quaja një sekuencë natyrore rrethanash për qeverinë e Beogradit që në fund do të rezultojë që ajo qeveri, ai pushtet në krye me Vuçiqin, të ikë prej jetëve tona, sepse kanë shkaktuar dëmin më të madh dhe pikërisht po u shkaktojnë serbëve të Kosovës, në të cilët vazhdimisht thirren se kinse po i mbrojnë,” shtoi Rashiq./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: Rashiq u shantazhua në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë
Kurti: Vuçiq autorizoi Radoiçiqin që të ndërhyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari