Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe partia e tij janë shantazhuar nga kryekrimineli Milan Radoiçiq, me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një konferencë për media, Kurti tha se Rashiq është shantazhuar në forma të ndryshme me qëllim që t’i dëmtohet reputacioni te votuesit serbë.
“Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në vazhdimësi është kërcënuar nga Milan Radojçiq dhe persona të afërt të tij duke tentuar ta shantazhojnë me forma të ndryshme të fabrikimeve, për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë dhe për ta detyruar të tërhiqet nga gara. Ai dhe ministria që drejton gjithashtu kanë që qenë cak i sulmeve kibernetike me ç’rast profili i Rashiq dhe ministrisë në rrjete sociale janë hakuar”, tha Kurti.
LEXO EDHE:
Kurti: Vuçiq autorizoi Radoiçiqin që të ndërhyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...