Lista Serbe nuk do t’ia japë votën Albin Kurtit për Kuvendin e Kosovës. Kështu deklaroi politikani serb, Nenad Rashiq në emisionin Kosova Today.
Ai tha se deputetët e kësaj partie serbe janë aq të disiplinuar sa atë nuk guxojnë as ta përshëndesin.
“Ata persona nga Lista Serbe janë emëruar si deputetë dhe s’ka qenë diskutabile se a do të jenë apo jo, por se sa do të jenë. Ata aq janë të disiplinuar, sa nuk guxojnë as ‘mirëmëngjes’ të më thonë. Edhe nëse bëhet votim i fshehtë, votat e Listës Serbe nuk shkojnë për Kurtin”, tha ai.
Rashiq po ashtu vlerësoi se Lista Serbe do ta ketë rolin destruktiv, siç tha, sikur që e kemi parë deri më tani.
“Destruktiviteti do të reflektohet më së shumti mbi bashkëqytetarët serbë, sepse çdo gjë që e ka bërë Lista Serbe në 13 vjetët e fundit, që prej formimit të saj, e ka bërë kundër interesave të serbëve, kundër integrimit të tyre, pajtimit, tolerancës, etj., prandaj asgjë të mirë nuk pres nga ana e Listës Serbe”, tha Rashiq.
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...