Një valixhe e dyshimtë është gjetur në afërsi të një ndërtesë banimi në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e bëri të ditur, zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Kanun Veseli.
Veseli bëri të ditur se menjëherë pas raportimit, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën.
Po ashtu, ai tha se janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit, të cilët priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.
“Me datën 26.12.2024 rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht Janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë , të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes. Për informata shtesë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...