Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka reaguar ndaj raportimeve në disa media lidhur me mungesën e hapësirave në institucionet korrektuese, pas arrestimeve të sotme në kuadër të aksionit të Prokurorisë Themelore në Prizren për dyshime për manipulim të votave.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, SHKK ka bërë të ditur se aktualisht në institucionet korrektuese të Kosovës janë në mbajtje gjithsej 1,758 të burgosur, ndërsa kapacitetet e lira arrijnë në rreth 800 shtretër.
Sipas Shërbimit Korrektues, pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë, pasi institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟴𝟬𝟬 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...