Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka komentuar profilet e disa prej figurave politike në Kosovë.
Lavdatat më të mëdha i ka ndarë për kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinajn për të cilën thotë se vjen nga një e kaluar legjendare.
“Ramushi është lideri më unifikues që e ka Kosova. Është njeri tepër i drejtë dhe i sinqertë dhe është mjaft i kujdesshëm në fjalorin politik edhe për rivalët politik…Për mua si qytetar i këtij vendi më interesojnë dy gjëra që t’i ketë presidenti: Duhet të jetë një figurë që ka dëshmuar se e do këtë vend e që ka sakrifikuar për këtë vend dhe një person që nuk bënë tradhti për këtë vend. Këto kritere për mua më së miri i përmbush Ramush Haradinaj”, tha ai në “Personale”.
I pari i Deçanit ka fjalë të mëdha edhe për vëllain e Ramushit, Dautin për të cilin thotë se është luftëtari më i madh që e ka njohur.
Ramosaj duke folur për figurën e Hashim Thaçit, thotë se e kaluara e tij është për t’u admiruar qysh kur ishte student.
“Edhe si politikan brenda Kosovës ka qenë i mirë. Ruaj respekt të veçantë për presidentin Thaçi”.
Duke folur për figurën e Abin Kurtit, Ramosaj thotë se është person me intelekt të veçantë por ka një dëshirë në lidhje me të.
“Dua që Kurti të relaksojë diskursin e shprehjeve në politikën e Kosovës, sepse ky e ka fillua këtë diskurs dhe ky mund ta ndal. Për momentin nuk na duhet diskursi përçarës në Kosovë”, deklaroi më tej Ramosaj.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...