Është arritur marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Në lidhje me këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar i pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj ka thënë se mori fund bllokada rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.
“Në takimin e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM) të mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian, me vetëm një pikë në agjendë: dakordimin e marrëveshjes së lehtësuar nga Ambasadori Italian Nicola Orlando dhe Gjeneralit Michele Risi, me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, KFOR-it, dhe Zyrës së BE-së, e cila parasheh zhbllokimin e ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, ndërtimin e rrugës ndërkombëtare bypass jashtë Zonës së Mbrojtur, si dhe rrugës lokale brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur”, ka shkruar ai.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë.
Në takimit e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM) të mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian, me vetëm një pikë në agjendë: dakordimin e marrëveshjes së lehtësuar nga Ambasadori Italian Nicola Orlando dhe Gjeneralit Michele Risi, me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, KFOR-it, dhe Zyrës së BE-së, e cila parasheh zhbllokimin e ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, ndërtimin e rrugës ndërkombëtare bypass jashtë Zonës së Mbrojtur, si dhe rrugës lokale brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.
Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e bypass, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën.
Urime Deçan!
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...