Qytetarë dhe bashkëpunëtorë kanë shkuar në zyrën e Ramosaj për ta uruar.
E ky i fundit që është fitues i zgjedhjeve në Komunën e Deçanit thotë se ndjehet mirë me rezultatin dhe se është shpërblyer mundi i tërë ekipës, shkruan Klan Kosova.
Ai tutje tregon se në këtë fushatë ka pas shumë gjëra që e kanë bërë me qeshë.
“Ka qenë një përkushtim tepër maksimal, për katër vite thuaj çdo ditë ose ka filluar një punë ose ka përfunduar një tjetër. Komuna ka qenë adresë, ka qenë derë e hapur për krejt hallet e qytetarëve. Ka qenë i pritshëm rezultati, sepse kem ditë me punu shumë, me i respektu njerëzit shumë edhe me ju gjind në krejt hallet dhe telashet që i kanë pas.”
Ramosaj tregon se në këto zgjedhje kanë punuar për një stad tjetër të zhvillimit që Deçanit, me u njoftë jo vetëm për bujarinë e traditën.
“Deçani ka mundësi të shumta dhe unë i besoj perspektivës së këtij qyteti dhe faza përfundimtare, ose finalja, synimi jonë kryesorë është që Deçani të jetë kryeqendër e turizmit.”
Ramosaj në fund e preu edhe tortën me simbole të partisë që i takon.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...