Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se doktorët janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojnë me realizimin e ultrazërave të barkut.
“Doktorët tanë janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojmë me realizimin e ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Bajram Bahtiri” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente’, tha Rama./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...