Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shpreson që pas tetorit, kryetar i kryeqytetit të jetë “ai që e meriton”.
Ai tha në Frontal në T7 se “është mirë” që kjo nuk vendoset me vendim nga individë si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili i tha atij sot se në vjeshtë, kur mbahen zgjedhjet lokale, duhet të gjejë punë tjetër.
“Është mirë që është te vota e kryeqytetit, e qytetarëve të kryeqytetit, jo te personat individualë që e marrin këtë vendim, prandaj qytetarët e kryeqytetit le ta vendosin kush është meritor, a është ai që ka punu me zemër e me shpirt gjatë këtyre katër viteve për me e transformu kryeqytetin, apo ata të cilët e kanë sabotu dhe e kanë blloku”, tha Rama.
Rama tha se “unaza e jashtme është jetike për kryeqytetin”, ndërsa tregoi sfidat që tha se i ka pasur për të bashkëpunuar me nivelin qendror.
“Qytetarët qartazi e shohin kush është duke punu”, tha ai.
Rama tha se i ka kërkuar Kurtit disa herë që të takohen.
“Ja që kryeministri nuk e ka pa të rrugës që të vijë sepse thotë ‘jemi ende të lënduar që na e ke marrë Prishtinën’”, tha ai.
Kryetari i Prishtinës tha se po mendon se “çfarë ka ndodhur me Kosovën këto 4-5 vite”.
“Paramendo çka kish me ndodhë me Prishtinën po ta kishin këta. Është një ‘mindset’ destruktiv, i rrezikshëm, që nuk duhet me e leju”, tha ai.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...