Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, gjatë ditës së sotme, ka qenë pjesë e hapjkes së Panairit të Turizmit.
Rama ka thënë se hapja e Panairit të Turizmit, është një mundësi për të shfaqur dhe për të parë, bukuritë dhe mundësitë që ofron kryeqyteti e Kosova.
Tutje, Rama ka ftuar qytetarët dhe të gjithë vizitorët, të përjetojnë mrekullitë që na rrethojnë.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë të jem pjesë e hapjes së Panairit të Turizmit, një ngjarje shumë e rëndësishme që do të mbahet për dy ditë në Pallatin e Rinisë, e cila shënon fillimin e një kapitulli të ri për turizmin në vend.
Kjo është një mundësi fantastike për të shfaqur dhe parë bukuritë dhe mundësitë që ofron kryeqyteti ynë e Kosova jonë.
Ftoj të gjithë qytetarët dhe vizitorët të zbulojnë dhe të përjetojnë mrekullitë që na rrethojnë./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale