Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit ka thënë se raportet Shqipëri-Serbi mund të rikthehen në akull nëse nuk lirohen tre policët kosovar.
Kusari-Lila përmes një postimi në Twitter ka ironizuar me Ramën duke thënë se fqinjët verior do të ngriheshin vetëm kur të mbyllet iniciativa “Open Balkan”.
“I dashur kryeministër Edi Rama, është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi dhe mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufijtë e hapur me këtë nuk bëjnë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Kujtojmë se sot kryeministri i shqiptar, Edi Rama paralajmëroi ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim./Arbresh.info/
I dashur KM @ediramaal është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt.
Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut.
Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë ?? nuk bëjnë. https://t.co/cwsTNDLYl2— Mimoza Kusari ???? (@mimozakusari) June 19, 2023
lexo edhe:
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...