Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar me Jeremy Long, zëvendësdrejtor në Zyrën për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin e Shtetit.
Në takim, Rama theksoi se kryeqyteti mbetet i hapur për investitorët amerikanë dhe paralajmëroi organizimin e një konference të veçantë për prezantimin e mundësive investuese në Prishtinë.
Ai shtoi se ka prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e kryeqytetit, duke nënvizuar njëkohësisht sfidat me të cilat po përballet komuna për shkak të, siç tha ai, bllokadës financiare.
“Diskutuam gjithashtu për potencialin e madh që kanë kompanitë amerikane për të investuar në Prishtinë, sidomos teksa përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030. Energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore janë fusha kyçe ku partneriteti mund të sjellë ndikim real. Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë dhe së shpejti do të organizojmë një konferencë të veçantë për të prezantuar mundësitë dhe për të ndërtuar partneritete të reja”, shkroi Rama./Arbresh.info
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...