Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se po planifikojnë që nga 1 janari 2024, të lansohet platforma digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.
Ai ka thënë se kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Kryeqyteti planifikon që nga 1 janari 2024, të lansojë platformën digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.
Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit.
E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.
E – LEJA
– Efikasitet
– Efiçencë
– Transparencë
– Qëndrueshmëri
– Miqësor ndaj natyrës
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...