Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” janë gati për të filluar.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ky rreth do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të ofrojë kyçjen më të lehtë nga rruga “Asllan Pireva”, shkruan Arbresh.info.
“Gati për të filluar punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, i cili do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe ofrojë kyçjen më të lehtë nga rruga “Asllan Pireva”.”, shkroi Rama.
Gjatë kësaj vizite, Rama u takua edh eme banorët e zonës duke iu treguar për rëndësinë e këtij projekti, për të cilin Rama thotë se i falënderuan./Arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon