Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se mbështetja ndaj drejtësisë do të vazhdojë njësoj dhe do të jetë i palëkundur.
Rama shtoi se heshtja e mazhorancës për arrestimin e Veliajt u keqkuptua.
“Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallet e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos. Nuk kanë lidhje me punën time, me punën tonë. Drejtësia, mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, e palëkundur, por nuk ka pse të mos i shprehim opinionet kritike, për të konsoliduar pozicionin e drejtësisë së pavarur. Heshtja jonë, i ka ndihmuar institucionet e reja të drejtësisë deri këtu. Deri tani, u mungon kritika konstruktive, nxjerrja në pah e të metave. Pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë, heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi, por edhe nga disa konsumatorë, që kërkojnë privilegje speciale që janë dhënë nga reforma”, theksoi ai.
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë