Kanë nisur punimet për realizimin e njërit ndër projektet më të mëdha në qytetin e Rahovecit, ky projekt ka të bëjë me “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, projekti do të realizohet në bashkëfinancim në mes Komunës së Rahovecit dhe MAPL-së.
Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, shprehet se projekti për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, është njëri ndër projektet më të mira dhe më moderne që është planifikuar të realizohet nëqytet.
Punimet në realizimin e këtij projekti, kanë nisur nga semaforët në rrugën” Selajdin Mullabazi-Mici”, kompania kontraktuese do të punoj ashtu siç edhe ne kërkojmë, të hap kanalin pjesë, pjesë dhe të fut pajisjet e nevojshme dhe më pas të rregulloj trotuarin, në mënyrë që mos të paraqiten probleme në lëvizjen e qytetarëve nëpër trotuare.
Në kuadër të projektit, rrugët të cilat do të bëhen me ndriçim publik janë: “Mizair Isma”, “Avdulla Bugari”, “Xhelal Hajda”, “Sheh Mihedini”, “Jahja Danuza” dhe rruga “Shkelzen Krasniqi”./Arbresh.info.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...