Të hënën, rreth orës 18:00, qytetarja M. Thaqi (45 vjeçe) nga Ferizaj, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 euro.
E ato para, e njëjta i ka dorëzuar menjëherë në polici.
“Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash”.
“Pas verifikimeve të nevojshme është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë parash. Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot, më datë 23.12.2025”, njoftoi policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj “human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë”.
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS