Qytetari nga Podujeva që vdiq gjatë haxhit do të varroset sot në varrezat e Mekës

15:10 | 13 Qershor 2024
K.B

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Muharrem Gashi, nga Podujeva, i cili vdiq sot në gjatë kryerjes së haxhit, do të varroset në varrezat e Mekës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në emër të BIK-ut i ka shprehur ngushëllime familjes së Gashit.

Tërnava ka thënë se varrimi i tij tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus. Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabën e bekuar me namaz të Jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, shkruan Arbresh.info.

“Vdekja ka ndodhur në Qabe atje ku shkoi për ta kryer obligimin fetar”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

LEXO EDHE:

Vdes në Mekë qytetari nga Podujeva

Të ngjashme