Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 gusht 2025, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë është dorëzuar një çantë e humbur që përmbante një portofol me para, por pa dokumente identifikuese, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin zyrtar, Policia thekson se ky gjest i qytetarit është i çmuar dhe kërkon që personi që e ka humbur çantën të paraqitet në Stacionin Policor Veriu për ta marrë atë.
“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen… Duke çmuar këtë gjest human, kërkojmë që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor veriu në Prishtinë. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...