Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal ka votuar pa asnjë votë kundër ndihmën me nga 50 euro për secilin qytetar të kësaj komune që është konfirmuar pozitiv me Covid-19, ndërsa për pensionistë do të ndahen nga 100 euro.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionistë të konfirmuar pozitiv”, ka shkruar Ahmeti.
Kreu i Prishtinës, thotë se po ashtu sot ka udhëzuar drejtorin e shëndetësisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.
“Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...