Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se si pasojë e numrit të madh të qytetarëve që kanë frekuentuar dje parkun e Gërmisë për shkak të festës së 1 Majit, janë mbledhur 27 ton mbeturina.
Komuna ka lutur qytetarët që të kujdesen më shumë për një mjedis më të pastër, raporton arbresh.info.
“Numër i madh i qytetarëve të Prishtinës dhe jo vetëm, kanë frekuentuar dje në Parkun Gërmia. Gjatë pastrimit të këtij parku që është bërë në mbrëmje, janë grumbulluar rreth 27 tonë mbeturina. Lusim qytetarët që të kujdesen sa më shumë, për një mjedis sa më të pastër. Ta ruajmë hapësirën publike!”, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...