Përmes një njoftimi për media QKUK ka konfirmuar se një grua 31 vjecare ka vdekur pasi ka rënë nga kati i katërt i Klinikës Gjinekologjikë, shkruan arbresh.info.
“Ju informojmë se Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë një grua, pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike”, thuhet në njoftim.
Sipas QKUK-së viktima nuk ka qenë paciente e QKUK-së por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj një muajsh.
”Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji. Për rastin janë njoftuar organet e hetuesisë dhe policisë të cilat tani po merren me rastin”, njuton QKUK./Arbresh.info/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë