Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) prezanton programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në dy orët e para.
Ky projekt nacional parasheh që në rast të infarkteve akute në krejt Kosovën të bëhet reagimi dhe raportimi i shpejtë dhe pacienti të arrijë në QKUK brenda dy orëve të para pas infarktit.
Kosova bëhet ndër vendet e para të rajonit që ka krijuar këtë program, i cili është ndër projektet më të mëdha nacionale në fushën e shëndetësisë që nga paslufta.
Përmes këtij projekti do të mundësohet që dukshëm të rritet koha e reagimit tek rastet e infarkteve akute në nivel të krejt Kosovës dhe të bëhet raportimi i menjëhershëm i rasteve nga të gjitha qendrat e Kosovës./Arbresh.info
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...