Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë është bërë me aparaturë për detektimin e deformimeve të ijëve te foshnjat e porsalindura.
Kjo aparaturë është dhënë donacion nga “Rotary Club Prishtina”, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, tha se kjo aparaturë është shumë e rëndësishme për pediatrinë e QKMF-së.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia, tha se me shërbimet e kësaj aparature lehtësojnë punën e stafit në diagnostifikimin e deformimeve dhe kursejnë edhe xhepin e qytetarëve.
“Kjo aparaturë shkarkon numrin e pacientëve në QKUK dhe lehtëson qytetarët në aspektin ekonomik sepse nuk kanë nevojë qe të trajtohen nëpër klinika private”.
Vitia bëri të ditur se ky shërbim është ofruar edhe më herët, veçse me aparaturë më të vjetër.
Drejtoresha e QKMF-së, Sadete Hadri, tha se numri i rasteve me këtë patologji është i madh, derisa tha se mund që më herët të kryhet disgnostifikimi.
Ndërsa Mërgim Prishtina, kryetar i “Rotary Club Prishtina”, tha se vlera e aparaturës është 9 mijë e 200 euro./EO/

Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...