Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dje kanë përfunduar trajnimin për qitje luftarake me mortaja nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore të Shqipërisë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar një video përmbledhëse gjatë këtij trajnimi.
Ai ka shkruar se “Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.
Në video ka folur edhe toger Edin Oruqi nga regjimenti i II-të i FSK-së.
“Shpresoj që në të ardhmen do të ketë më shumë kësi trajnime për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendove dhe për të rritur profesionalizimin në dy ushtritë tona”, shprehet togeri. /arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...