Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosoëvs u miratua propozim-vendimi për miratimin e “Aranzhimeve lidhur me financimin e Marrëveshjes për lëvizje të lirë të vitit 2011” të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, më 14 shtator 2016 me ndërmjetësimin e BE-së.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha me këtë rast se rëndësia e kësaj marrëveshjeje është në vendosjen e reciprocitetit në tabelat e automjeteve mes dy shteteve, asaj të Kosovës dhe Serbisë, shkruan portali arbresh.info.
“Marrëveshja ndjek modelin Maqedoni-Greqi. Kjo marrëveshje largon tabelat ilegale që ende gjenden në Kosovë. Largimi i tyre do të zgjas 12 muaj dhe në fund të kësaj përiudhe nuk do të lejohen të qarkullojnë më tabela të vjetra. Qeveria ka hap 4 zyre në veri për ti pajisu qytetarët me dokumente”, tha Tahiri./Arbresh.info.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...