Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, kanë hapur zyra të reja në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se në këtë pjesë të vendit, deri tani kishte prona publike të uzurpuara nga institucione apo ndërmarrje paralele, ndërkaq ka thënë se institucionet publike paguanin qira në prona private.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se sot pronën publike ia kanë kthyer institucioneve publike.
“Një udhë e tri punë: po e largojmë ilegalitetin, kursejmë paranë publike dhe jemi më afër qytetarëve. Zhvillimi i bujqësisë dhe mbështetja për bujqit mbetet prioritet i qeverisjes sonë. Prej 32 mijë fermerëve që marrin mbështetje gjithsej, rreth 3 mijë janë të komunitetit serb. Bujqit, pa dallim, duhet të marrin shërbime të mira dhe të kenë qasje sa më të lehtë në subvencione e grante që ndahen nga ana e Qeverisë. Hapja e zyrës së sotme është edhe një hap më afër tyre”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...