Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 09:00 për të shqyrtuar një seri vendimesh të rëndësishme.
Në hapje të mbledhjes pritet të diskutohet mbi shpërblimet për lojtarët e Kombëtares së Kosovës, si dhe miratimi i pagës së 13 për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit.
Një nga pikat më të diskutuara në rend dite është edhe propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës miratimin e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Në fazën legjislative, qeveria do të shqyrtojë projektligje të rëndësishme, përfshirë ato që lidhen me Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Inspektoratin Qendror për Mjedisin dhe Ndërtimin, së bashku me ligjet për financimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe banimin social e të përballueshëm.
Po ashtu do të trajtohet edhe raporti i vlerësimit të sistemit të financimit të komunave për vitin 2025, si dhe një seri vendimesh që prekin shpronësimet, emërimet dhe rialokimet buxhetore në disa ministri.
Nga agjenda nuk mungon as shqyrtimi i raportit vjetor financiar për buxhetin e shtetit për vitin 2025, si dhe pika të tjera të ndryshme me interes publik./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...