Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Qeveria ka ndarë mjete financiare në shumë prej 10,000 euro për Organizatat FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, me qëllim të promovimit të vendit dhe për organizimin e edicionit të 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24-26 tetor 2025 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Prishtinë.
Gjithashtu, Qeveria ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025./Arbresh.info
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...
Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...
Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 t...
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...