Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian, ndërsa ka përshëndetur edhe vlerësimin pozitiv lidhur me progresin në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
“Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet miratimin nga Parlamenti Evropian të Rezolutës për Kosovën, e cila përmban kërkesa të qarta për avancimin dhe shpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Qeveria e Kosovës falënderon Parlamentin Evropian për vlerësimin pozitiv lidhur me progresin në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, duke apeluar që të bëhen veprimet e nevojshme në mënyrë që kosovarët të udhëtojnë pa viza gjatë vitit 2016”, thuhet në komunikatë.
Qeveria e Republikës së Kosovës e ka konsideruar hap shumë të rëndësishëm gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të dhënë pëlqimin pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ftesën drejtuar Komisionit Evropian që të ndërmarrë një hap të tillë sa më shpejtë.
Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur mirënjohje të posaçme për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke pas parasysh edhe faktin se në këtë rezolutë është përsëritur thirrja e europarlamentarëve për pesë shtetet e mbetura të BE-së që të njohin Republikën e Kosovës.
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...