Qeveria e Japonisë, përmes përfaqësuesit të saj politik në Kosovë, ambasadorit, Kiyoshi Koinuma, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për investim në fushën e arsimit.
Ky investim do të jetë përkatësisht për renovimin e tërësishëm të shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Esat Berisha” në Llashticë, në vlerë prej mbi 60 mijë euro, njofton Klan Kosova.
Haziri ka falënderuar qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma, në përcaktimin e investimit, duke mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në Llashticë, e që determinon rezultate dhe sukses në process arsimor.
Kurse, ambasadori Kiyoshi Koinuma, ka thënë mes tjerash se investimet e qeverisë së Japonisë janë të vazhdueshme që nga periudha e pasluftës në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se qeveria e Japonisë do të vazhdoj të jetë prezente në nivel të Republikës sa u përket investimeve në arsim dhe në fusha të tjera.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...