Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me elemente terroriste ndaj zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan, e cila u hap javën e kaluar.
Sipas Policisë së Kosovës, ky sulm është kryer pas mesnatës së sotme tek zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan, ku nga persona ende të panjohur janë hedhur dy granata dore, duke shkaktuar dëme materiale në objektin e zyrës postare Zveçan-2, shkruan Arbrsh.info.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet e rendit dhe të drejtësisë, që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë, si dhe siguron qytetarët se sulmet kriminale nuk do të mund të zmbrapsin institucionet e Republikës së Kosovës për të ofruar siguri, ligjshmëri dhe shërbime për qytetarët në tërë territorin e Republikës.
Posta e Kosovës ka filluar punën për sanimin e dëmit të shkaktuar me qëllim të rihapjes së kësaj zyre gjatë ditës. Ndërkohë qytetarët mund t’i kryejnë shërbimet në zyrën e Postës Zveçan-1, që ndodhet në kuadër të objektit të Komunës./Arbresh.info/
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup