Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj partive politike për shkelje të ndryshme ligjore gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në dy vendimet që PZAP ka marr të mërkuar, ka shqiptuar gjobë pë Lidhjen Demokratike e Kosovës (LDK) në vlerë prej 9,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.
Në vendimin e parë thuhet LDK-ja u dënua me 5.500 euro për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në stacion të trafikut publik në Prishtinë.
Ndërsa në një vendim tjetër bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje pretendon se kanë vërejtur posterë të vendosur në hapësirat publike të kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, konkretisht në hapësirat e palestrës sportive “Karragaçi”, në rrugën e UÇK-së, në Pejë.
Në lidhje me këtë LDK u dënua me gjobë prej 4,000 euro./Arbresh.info
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën