Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e LVV-së ndaj LDK-së për rastin e aktivistit të kësaj të fundit, Art Mërkoja.
Rasti ka të bëjë me ditën e balotazhit (9 nëntor), kur ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e kishte fotografuar Mërkojen pasi i njëjti po qëndronte pranë një qendre votimi në qendër të Prishtinës.
LVV-ja ishte ankuar kundër LDK-së për shkak të “shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët”, gjatë ditës së votimit për rundin e dytë për Zgjedhjet Lokale.
Por, PZAP-ja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik LVV pasi, sipas arsyetimit, “pretendimet e tilla janë të pa qëndrueshme dhe si të tilla i refuzoj, për faktin se nga video e dorëzuar si provë parashtruesi i ankesës nuk ka arritur që të vërtetojë se aktivisti i subjektit politik LDK ka kryer veprime që bien në shkelje të dispozitave ligjore të nenit 37 par. 1 pika 2 i LZP-së, apo të Rregullës Zgjedhore Nr.07/2024”.
“Paneli ka vlerësuar se nga provat e ofruara si dëshmi shihet se fotografimi është bërë jashtë rrethojave të vendvotimit respektivisht jashtë objektit të shkollës fillore ‘Faik Konica’, pra videoja është bërë në rrugë, e cila është shumë e frekuentuar, si njëra nga rrugët kryesore të kryeqytetit, andaj kalimi i andejpari i aktivistit të LDK-së nuk vërtetohet se ka kryer aktivitet zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve gjegjësisht nuk ka thyer heshtjen zgjedhore”, ka thënë PZAP.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...