Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim administrativ nga pushteti aktual në Serbi.
Përveç pasivizimit të adresave në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, shqiptarët po përballen me diskriminim edhe në aspektin e përdorimit të emërtimit të rrugëve dhe institucioneve në gjuhën shqipe.
Edhe pse me Kushtetutën e Serbisë është e garantuar e drejta e përdorimit të gjuhëve të pakicave në toponime dhe emërtimin e institucioneve, kjo nuk po respektohet në Komunën e Medvegjës, madje edhe po hiqen dhe fshihen emërtimet në shqip.
Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore në Institutin Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, përmes një postimi në Twitter, ka publikuar disa fotografi, duke treguar se “partia në pushtet SNS e Serbisë vazhdon të heqë tabelat dygjuhëshe në komunën e Medvegjës.

“Siç tregojnë pamjet e mëposhtme, gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike)”, ka shkruar Ferati-Sahsenmaier. /telegrafi/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...