Policia e Kosovës raporton se pas hetimeve të zhvilluara në fshatin Drobnjak të Zubin Potokut, janë gjetur një sasi e konsiderueshme me armatim dhe gjëra ushtarake.
Sipas policisë, janë gjetur një bidon i plastikes, disa bure dhe në fushe të hapur në të cilin kishte dy pushkë të gjata, 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa uniforma ushtarake, një rrip brezi ushtarak, një jelek ushtarak dhe një gaz-maskë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari që i përkisnin armët gjendet në arrati.
“Fsh. Drobnjak, Zubin Potok 20.11.2024 – 14:15. Pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin e cekur, janë gjetur një bidon i plastikes, disa bure dhe në fushe të hapur në të cilin kishte dy pushkë të gjata, 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa uniforma ushtarake, një rrip brezi ushtarak, një jelek ushtarak dhe një gaz-maskë. Pajisjet e gjetura dyshohet se i përkasin të dyshuarit mashkull kosovar i cili është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun