Avokati Taulant Hodaj sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me pushimin e hetimeve ndaj Shukri Bujës.
Ai është shprehur se ky vendim është marrë pas seancave private që janë mbajtur në vitin 2024 në Hagë.
Hodaj gjithashtu u shpreh se u është konfirmuar se nuk do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj Shukri Bujës,
“Pas seancave private që janë mbajtur tani në vitin 2024 në Hagë, që nuk kanë qenë publike, ia arritëm që më në fund të marrim një vendim”.
“Ky është i rangut më të lartë që lirohet nga akuzat e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte dhe në të njëjtën kohë, përveç vendimit për pushimin e hetimeve, ne edhe me shkrim kemi marrë konfirmim se nuk do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj z.Buja në lidhje me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit”, është shprehur tutje Hodaj.
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...