Rruga nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik do të mbyllet nga sot, 4 mars, për shkak të punimeve që do të kryhen.
Qarkullimi do të ndërpritet nga ora 8:00 e së mërkurës dhe ndërprerja mund të zgjasë deri në 48 orë.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të riparohet gropa pranë urës në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.
“Ju njoftojmë se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministria ka theksuar se ndërprerja e trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e riparimit të gropës, “por jo më gjatë se 48 orë”
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?